wrapper

 
 

usht 1

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 3 vatra zjarri në disa qarqe të  vendit.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 15 punonjës zjarrfikës, 3 automjete zjarrfikëse dhe vullnetarë.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU DURRËS

Në fshatin Derven, Krujë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me barishte dhe ullishte. Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve u shpëtuan dy banesa që rrezikoheshin nga zjarri. Pas një operacioni që zgjati rreth 4 ore zjarri është shuar.

Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej rreth 4 ha me barishte si dhe u përshkuan rreth 100 rrënjë ullinj

QARKU TIRANË

Në fshatin Maknor, Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë dhe pas një pune prej tre orësh është arritur të shuhet zjarri. Si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre, si dhe u përshkuan rreth 70 rrënjë ullinj.

QARKU DIBËR

Në fshatin Boçevë, Bulqizë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me dushqe, shkurre dhe barishte. Pas një operacioni që zgjati rreth dy orë zjarrfikëset kanë arritur të shuajnë zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me dushqe, shkurre dhe barishte.

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family