wrapper

 
 

FOTO6

Ulja e temperaturave është shoqëruar me reshje dëbore në disa zona veriore të vendit në lartësinë mbi 700 metra. Trashësia e dëborës në hyrje të tunelit të Kalimashit arriti në 5-10 cm në një gjatësi prej 3 km. Kjo situate krijoi vështirësi në qarkullimin e mjeteve në rrugën e Kombit.

Nga ana firmave konçesionare u punua me 3 mjete borëpastruese. Situata është normalizuar dhe nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve.

Si pasoje e ndryshimit të temperaturës dhe rënies me intensitet të reshjeve të shiut dhe dëborës nuk ka pasur energji elektrike  Njësinë Administrative Ujmisht Bushtricë, Kalise-Grykë Çaje,Topojan, Zapod, Shishtavec, Bashkia Kukës, Njësia Administrative Gjinaj, Bashkia Has, Njësia Administrative  Margegaj, Bashkia Tropojë.

Grupet e punës kanë punuar për normalizimin dhe riparimin e defekteve dhe kthimin e energjisë elektrike në këto zona.

Specialistët e Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile vijojnë të monitorjnë situatën nga afër në të gjithë vendin.

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family