wrapper

 
 

ZJARR NE SEMAN

Flakët e nisura ditën e diel  në fshatin Ngraçan, Njësia Administrative Ngraçan, bashkia Mallakastër janë riaktivizuar edhe ditën e sotme.

Personeli i shërbimit vendor të MZSH dhe rreth 20 punonjës të pyjores, të bashkisë Mallakastër, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer operacionin për shuarjen e zjarrit duke punuar vetëm me mjete rrethanore pasi terrenit ka qenë tepër i thyer.

Pas një operacioni që ka vazhduar deri në orët e vona të natës zjarri fillimisht është izoluar dhe më pas ai është shuar nga këto forca, të cilat janë ndihmuar edhe nga disa banorë të fshatit.

Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 5 ha me pisha. 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family