wrapper

 
 

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile

Haki Cako

 

 

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile
                                                 

                                                 Haki Çako

Z. Haki Çako lindi në qytetin e Lushnjës, më 4 prill 1967. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Z. Çako ka kryer studimet e larta (DND) në Shkollën e Ministrisë së Brendshme, në vitin 1988 dhe arsimin e lartë (DND) si Specialist i Lartë Policie, shtator 1991 - korrik 1996.

Që prej vitit 2017 vazhdon Fakultetin e Drejtësisë, Master Profesional Juridik.

Nga viti 1988 deri në janar të vitit 2018, Zoti Çako ka punuar me përkushtim në Policinë e Shtetit. Për periudhën shtator 2006 deri qershor 2010, me kërkesë të tij, ka ndërprerë marrëdhëniet e punës.

Zoti Çako ka mbajtur poste shumë të rëndësishme në Policisë e Shtetit, si:
Shef Policie për Krimet, Shef Komisariati Policie, Drejtor i Drejtorisë së Policisë të Qarkut Gjirokastër, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm për Krimin e Organizuar dhe Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Gjatë karrierës së tij ka mbajtur grada, si: kapiten, k/inspektor, n/komisar, komisar e deri te Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Aktualisht mban gradën “Drejtues Madhor”.

Gjatë kësaj periudhe ka kryer disa kurse, trajnime dhe specializime të ndryshme në fushën e policisë dhe menaxhimin e krizave.

Për periudhën 15 prill 2015 deri më 15.1.2018 ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Më 16 prill 2018 është emëruar Këshilltar i Ministrit të Mbrojtjes për Emergjencat Civile dhe më 21 qershor 2018 emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile.

Është njohës i mirë i gjuhës angleze.

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family