wrapper

 
 

Projekte

Projekti “Vlerësimi i Riskut nga Fatkeqësitë dhe Hartëzimi / IPA DRAM/IPA Multicountry 2015” në të cilin DPEC është përfituese.

Ky projekt kontribuon në rritjen e kapaciteteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, për të zhvilluar një sistem kombëtar efektiv dhe koherent për mbledhjen e të dhënave mbi humbjet nga fatkeqësitë, vlerësimin dhe hartëzimin e riskut, si dhe përafrimin dhe integrimin në mekanizmin e mbrojtjes civile të BE-së.

Gjithashtu, ky projekt ka si synim:

-Përmirësimin dhe zhvillimin e sistemeve kombëtare për mbledhjen e të dhënave të humbjeve nga fatkeqësitë bazuar në udhëzimet dhe praktikat më të mira të BE-së;

-Përmirësimin dhe zhvillimin e vlerësimit kombëtar të riskut në linjë me udhëzimet e BE-së dhe praktikat më të mira, në veçanti identifikimin e risqeve në aspektin rajonal dhe ndërkufitar.

-Përmirësimin dhe zhvillimin e hartave kombëtare e rajonale të riskut dhe ngritjen e një Harte Elektronike Rajonale të Riskut (ERRA).

Implementimi i këtij projekti ka filluar në 1.12.2016.

Konsorciumi implementues përbëhet: Swedish Civil Contigencies Agency (MSB), Italian Civil Protection Department (DPC), Administration of the Republic of Slovenia for Civil Protection and Disaster Relief (ACPDR), National Protection and Rescue Directorate of the Republic of Croacia (NPRD) dhe Centro Internazionale di Monitoraggio Ambientale (CIMA).

Implementimi i Projektit ka filluar në 1.12.2016. Aktualisht nga ana e DPEC është caktuar Pika Fokale Kombëtare e IPA DRAM për Shqipërinë që do të jetë Drejtori i Planifikimit dhe Koordinimit të EC. Është rënë dakord gjithashtu për takimin e parë të tre përfaqësuesve të konsorciumit të IPA DRAM i cili do të kryhet në ambientet e DPEC në datën 1.02.2017. 

PROJEKTI IPA DRAM

IPA DRAM: http://www.ipadram.eu/

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family