wrapper

 
 

Projekti Pro News

PROGRAMI PËR PËRMIRËSIMIN E SISTEMIT TË PARALAJMËRIMIT TË HERSHËM DHE PARANDALIMIN E PËRMBYTJEVE NË SHQIPËRI

 

Është komponenti i dytë i Programit të BE-së për Rimëkëmbjen ndaj Përmbytjeve (Albania - EU Recovery Programme for Floods)/rialokim fondesh nga IPA 2012 – 2013 dhe objektivi kryesor i tij është rritja e qëndrueshmërisë së përmbytjeve me sisteme më të mira paralajmërimi të hershëm dhe mekanizma për parandalimin e fatkeqësive në Shqipëri. Gjithashtu edhe rritja e kapacitetit të DPEC në Shqipëri për të parandaluar dhe për t'iu përgjigjur menaxhimit të fatkeqësive.

Rezultatet kryesore të pritshme janë ndërmarrja e një numri veprimesh të parandalimit dhe gatishmërisë:

1. Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe institucional për paralajmërimin e hershëm, menaxhimin e përmbytjeve dhe mbrojtjen civile.

2. Hartimi i Hartave të Rrezikut nga Përmbytjet sipas dispozitave të Direktivës së Përmbytjeve të BE-së.

3. Përmirësimi i sistemit të paralajmërimit të hershëm dhe integrimi në Sistemin Evropian të Ndërgjegjësimit nga Përmbytjet (EFAS).

4. Nxitja e zhvillimit të fushatave të ndërgjegjësimit dhe adoptimit, në mesin e popullatës, të sjelljes korrekte në rast emergjence.

5. Mbështetja e institucioneve shqiptare në anëtarësimin në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian (EUCPM).

Aktiviteti A: Menaxhimi i Projektit

Aktiviteti A.1 Menaxhim dhe Koordinim

Aktiviteti A.2: Menaxhimi Financiar

Aktiviteti A.3: Komunikimi dhe Dukshmëria

Objektiva dhe rezultate: menaxhim efektiv, koordinim i aktiviteteve të programit në mënyrë që të përmbushen objektivat e programit dhe rezultatet e pritura në kohë dhe në buxhet; garanton kontrollin e rëndësisë së strategjisë dhe qasjes së përgjithshme të Programit për institucionet e synuara, menaxhimin e komunikimit, kontrollin e buxhetit, menaxhimin e burimeve njerëzore, kontrollin e cilësisë së veprimeve të zbatuara, si dhe veprimet e komunikimit, dukshmërisë dhe shpërndarjes për promovimin e programit PRO NEWS si një iniciativë e financuar nga BE.

Aktiviteti B: Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe institucional për përmirësimin e sistemit të paralajmërimit të hershëm, menaxhimin e përmbytjeve dhe mbrojtjen civile.
Objektivat dhe rezultatet: Vlerësimi i kuadrit aktual institucional dhe ligjor mbi Sistemin e Paralajmërimit të Hershëm, Menaxhimin e Përmbytjeve dhe Mbrojtjen Civile dhe zhvillimin e mëtejshëm të Kornizës Ligjore Kombëtare drejt përafrimit me Acquis të BE-së dhe praktikat e mira të Shteteve Anëtare të BE-së. Ky aktivitet synon zhvillimin e planeve të emergjencës në nivel kombëtar dhe prefekture duke përdorur një qasje pjesëmarrëse.

Aktiviteti B.1: Vlerësimi i kornizës rregulluese dhe protokolleve ne fuqi për sistemin e lajmërimit të hershëm

Aktiviteti B.2: Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe institucional për Sistemin e paralajmërimit të hershëm, menaxhimin e përmbytjeve dhe mbrojtjen civile

Aktiviteti B.3: Përmirësimi i planeve të emergjencave në të gjitha nivelet e institucioneve me një qasje pjesëmarrëse

Aktiviteti C: Mbështet zhvillimin e një hartë rajonale të rrezikut nga përmbytjet duke ndjekur Direktivën e BE-së për Përmbytjet

Objektivat dhe rezultatet: Identifikimi i zonave me rrezik të ndjeshëm nga përmbytjet (APSFR) dhe prodhimi i hartave të rrezikut nga përmbytjet dhe riskun për lumenjtë kryesor në përputhje me dispozitat e Direktivës së përmbytjes së BE-së dhe udhëzuesit rajonal për implementimin e Direktivës së Përmbytjes të BE prodhuar nga IPA Floods. Të dhënat dhe hartat janë të arritshme për palët e interesuara kombëtare dhe ndërkombëtare përmes platformës elektronike DEWWETRA të Aktivitetit D6.

Aktiviteti C.1: Identifikimi i zonave me rrezik të ndjeshëm nga përmbytjet sipas kërkesave të direktivës së përmbytjes së BE dhe implementimi i Udhëzuesit të IPA Floods.

Aktiviteti C.2: Zhvillimi i hartave të rrezikut nga përmbytjet në përputhje me Direktivën e BE duke ndjekur udhëzuesin e IPA Floods.

Aktiviteti D: Zhvillimi i sistemit  kombëtar të parashikimit dhe ndërgjegjësimit dhe integrimi në EFAS

Objektivat dhe rezultatet: përmirësimin e kapacitetit të përgjithshëm teknik të Shqipërisë për menaxhimin dhe përdorimin e mjeteve, teknologjive, modeleve të parashikimit, procedurave të një Sistemi Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm operativ dhe efektiv; përmirësimi i Sistemit të Monitorimit dhe Parashikimit Meteorologjik dhe Hidrologjik në Kontekstin Kombëtar dhe Rajonal dhe integrimit në Sistemin Evropian të Ndërgjegjësimit të Përmbytjeve (EFAS); përmirësimi i kapaciteteve të IGJEUM për të dhënë në kohë dhe të saktë parashikimin e përmbytjeve dhe paralajmërimin në një format standard dhe të jetë gati për tu integruar brenda planeve kombëtare dhe lokale të emergjencave zhvilluar nën B2.

Aktiviteti D.1: Vlerësimi i kapaciteteve të sistemit të lajmërimit të hershëm, identifikimi i nevojave, prioriteteve bazuar në analizën kosto përfitim dhe përgatitja e dosjes së prokurimit

Aktiviteti D.2: Përmirësimi i sistemit të parashikimit meteorologjik kombëtar në kontekst rajonal

Aktiviteti D.3: Zhvillimi i një modeli operacional dhe hidrologjik për të gjitha vendin duke përfshirë pellgun e lumenjve transnacional për lajmërimin e hershëm

Aktiviteti D.4: Zhvillimi i procedurave standarde operacionale për Sistemin e Lajmërimit të Hershëm

Aktiviteti D.5: Zëvendësimi i stacioneve meteorologjike dhe hidrologjike dhe përmirësimi i stacioneve automatike.

Aktiviteti D.6: Forcimi i infrastrukturës IT të IGJEUM për shkëmbimin e të dhënave në kohë reale dhe rritja e kapaciteteve të magazinimit

Aktiviteti D.7: Përdorimi i produkteve satelitore dhe shërbimeve për Ssitemin e Lajmërimit të Hershëm dhe menaxhimin e emergjencave

Aktiviteti E: Zhvillimi i fushatës kombëtare të ndërgjegjësimit publik bazuar në praktikat e mira të BE-së për Mbrojtjen Civile

Rritja e ndërgjegjësimit dhe edukimit të publikut duke zhvilluar analizën kombëtare të situatës dhe vlerësimin e nevojave, duke hartuar fushatën kombëtare të ndërgjegjësimit publik bazuar në praktikat e mira të BE-së (siç është fushata italiane "io non rischio") dhe praktikat e mira shqiptare (p.sh. Projekti GIZ); implementimi i trajnimeve dhe eventeve publike për rritjen e ndërgjegjësimit të vullnetarëve / aktorëve të shoqërisë civile dhe publikut të gjerë mbi sistemin e paralajmërimit të hershëm të përmbytjeve, menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet, zbutjen, gatishmërinë dhe përgjigjen. Fushata e ndërgjegjësimit do të përfshijë rezultatet kryesore të zonës së aktivitetit B, C, D, E.

Aktiviteti E.1: Analiza e situatës për rritjen e ndërgjegjësimit

Aktiviteti E.2 Dizenjimi i fushatës për rritjen e ndërgjegjësimit

Aktiviteti E.3: Aktivitetet për rritjen e ndërgjegjësimit

Aktiviteti F: Mbështetja e Shqipërisë për përgatitjen për anëtarësimin në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile Evropiane

Objektiva dhe rezultate: Përgatitja për anëtarësimin e Shqipërisë në Mekanizmi e Mbrojtjes Civile Evropiane e cila kërkon përshtatjen e kuadrit ligjor dhe institucional të Shqipërisë me dispozitat e UCPM dhe zhvillimin e kapaciteteve teknike të autoritetit të mbrojtjes civile për të përmbushur kërkesat e EUCPM (duke përfshirë sistemin TESTA).

Aktiviteti F.1: Kryerja e vlerësimit të nevojave për anëtarësimin në EUCPM

Aktiviteti F.2: Ndërtimi i kapaciteteve për forcimin e ndërgjegjësimit për mekanizimin e mbrojtjes civile evropiane UCPM, nëpërmjet trajnimeve, workshopeve dhe shkëmbimit të ekspertëve

Aktiviteti F.3: Mbështetja për themelimin e sistemit TESTA për lidhjen me sistemin e përbashkët të informacionit dhe komunikimit për emergjencat në BE

Institucioni / Agjensia Zbatuese

Konsorciumi i përbërë nga:

Italian Civil Protection Department/Departamenti i Mbrojtjes Civile Evropiane

International Centre on Environmental Monitoring (CIMA, co-applicant)/ Qendra Ndërkombëtare për monitorimin e Mjedisit

European Centre for Medium-Range Weather Forecasts (ECMWF)/Qendra Evropiane për parashikimin e motit në Shkallë mesatare 

World Meteorological Organization (WMO) Organizata botërore Meteorologjike

Regional Environmental Center (REC) Qendra Rajonale për Mjedisin

Croatian Meteorological and Hydrological Service (DHMZ) Shërbimi Kroat Meteorologjik dhe Hidrologjik

Partner i asociuar ARPA-Emilia Romagna (ARPA-ER)

Partner i asociuar Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ),

Për më tepër, klikoni në http://www.pronewsprogramme.eu/

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family